Ballina Lajme Politike LAJM I FUNDIT/ PD e Sali Berishës zyrtarizon koalicionin në KQZ

LAJM I FUNDIT/ PD e Sali Berishës zyrtarizon koalicionin në KQZ

1

Para pak çastesh është zyrtarizuar në KQZ kërkesa për të garuar në një koalicion e PD-së së Berishës me Partinë e Lirisë, Partinë Demokristiane dhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Koalicioni do të ketë emrin “Bashkë fitojmë”.

Në kërkesë shihet se është edhe emri i Partisë Demokratike edhe pse kjo forcë nuk është regjistruar në KQZ. Përfaqësuesi i kësaj pale tha para dorëzimit të kërkesës në KQZ se është i bindur që PD do të regjistrohet në zgjedhje.