Shkojnë drejt përmbushjes zotimet e kryetarit të bashkisë së Fierit Armando Subashi të bëra përballë elektoratit fierak në zhvillim të mandatit të tij të dytë. Në ditën e sotme në shoqërinë e drejtuesit politik të qarkut, deputetit socialist Taulant Balla janë inspektuar punimet e kryera në lagjen “Çeligrad”, ku pra pak ditësh kanë përfunduar tashmë së shtruari mjaft rrugë e rrugica, duke zgjidhur një nga problematikat më të mëdha të kësaj zone periferike informale dhe duke krijuar një bllok banimi të urbanizuar për banorët e kësaj zone. Gjatë qarkullimit në rrugët e shtruara Subashi ka treguar se në këtë zonë janë kryer investime të rrënjësishme të cilat kanë prekur si sistemin e kanalizimit të ujërave të bardha dhe të zeza, por dhe linja e furnizimit me ujë të pijshëm duke bërë më parë dhe një kontroll të tyre e kryer riparimet e nevojshme. Lagjja “Çeligrad” ndodhet mes lagjes “15 tetorit” dhe “Mbrostar Ferkos” duke i cilësuar pak kohë më parë si një zonë periferike e qytetit të Fierit. Me ndryshimet e kryera, me investimet sa në infrastrukturën rrugore, në ndriçim, në furnizim me ujë të pijshëm, janë ngushtuar dallimet duke përmbushur kështu dhe një synim te punës së tij si kryetar bashkie atë të urbanizmit të gjithë zonave periferike. Për të arritur deri në këtë situatë të krijuar dhe tepër të vlerësuar dhe nga vetë banorët e kësaj zone është dashur në ndonjë rast dhe mirëkuptimi i banorëve për të prishur ndonjë shtesë ndërtimi me qëllim që rrugët të dalin uniform e të jetë të njëtrajtshme për të gjithë rrugicat e kësaj lagjeje. Banorët janë treguar të gatshme për të zgjeruar rrugët duke prishur ndërtimet të cilat pengonin zbatimin e projektit përkatës të shtrimit dhe asfaltimit të disa rrugëve me të njëjtat parametra. Në këtë zonë banimi janë investuar dhe plotësuar me të gjitha elementët urbanë gati 2.km rrugë të cilat janë të asfaltuara dhe plotësuar me elementet e nevojshëm të infrastrukturës.