Një nënë 22-vjeçare me origjinë shqiptare është vënë në pranga nga policia e Selanikut, pasi la në makinë për 40 minuta fëmijën e saj 4-muajsh.
Nëna e re së bashku me shoqen e saj 27-vjeçare kishin dalë për të bërë pazar në një dyqan në zonën e Pylaias në Selanik dhe për të mos e marrë me vete foshnjën e vogël e kanë lënë vetëm në makinë.
Fëmija ishte mbyllur në makinën e parkuar jashtë dyqanit, me dritaren gjysmë të hapur dhe ka qëndruar aty vetëm për më shumë se 40 minuta derisa një kalimtar e ka parë dhe ka njoftuar policinë.
Për këtë arsye oficerët e policisë në Selanikun arrestuan nënën 22-vjeçare të foshnjës 4-muajshe dhe mikeshën e saj 27-vjeçare për ekspozimin e një të mituri në rrezik, të dyja me origjinë shqiptare.
(Shqiptarja.com)