Policia e Lezhës njoftoi vdekjen e 50-vjeçarit Ndue Gjinaj si pasojë e një aksidenti të ndodhur në një fabrikë mielli në pronësi të tij në afërsi të fshatit Rrilë. 50-vjeçari Gjinaj ra nga një lartësi prej 3 metrash ndërsa ishte duke punuar në sistemimin e miellit dhe pësoi dëmtime të rënda në kokë.
Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin rajonal të Lezhës dhe pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të bluzave të bardha, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Gjinaj ishte vëllai i 74-vjeçares, Gjele Biba, e cila pak javë më parë që humbi jetën gjatë nisjes së pelegrinazhit me 14 mars në Kishën e Shna Ndout në Laç. Besimtarja po kryente ritualin fetar, duke ndezur qirinj dhe u rrëzua e për pasojë gjeti vdekjen ne spital për shkak të plagëve të marra.