Kuvendi i Shqipërisë ka përkujtuar këtë të enjte viktimat e Holokaustit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Të pranishëm në seancën e sotme plenare janë edhe Ambasadorja e Izraelit dhe përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të BE. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, në fjalën e saj, u shpreh se Holokausti është një prej ngjarjeve më të dhimbshme.
“Një prej ngjarjeve më të dhimbshme, vala e 4-të e ardhjes së hebrenjve në Shqipëri. Nëse shpëton një jetë, ke shpëtuar një botë. Besa dhe humanizmi i shqiptarëveë si institucion mbrojtës i tyre.
Këtë seancë e përshëndet dhe presidenti inIzraelit. në një letër drejtuar Kryetares së Kuvendit për përkutjimin e Holokaustit dhe vlerëson lidhjen e fortë mes Izraelit dhe Shqipërisë. Duke falenderuar presidentin ju bëj me dije se dhe presidenti Begaj i është drejtuar kësaj seance me një letër që iu është vënë në dispozi ion të gjithë deputetëve”, tha Nikolla. Pas fjalës së saj, një përshëndetje e pati edhe Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, i cili me anë të një lidhje live me seancën plenare, shprehu vlerësimin për popullin shqiptarë dhe ndihmën e dhënë nga ta për hebrenjtë.
Ai theksoi se Shqipëria është pionere dhe lider në Ballkan kur bëhet fjalë për promovimin e një kujtese të sigurt të Holokaustit dhe luftën kundër antisemitizmit.
“Nder i madh për mua, ne në Izrael e vlerësojmë popullin shqiptar. Në rrethanat më të vështira, shqiptarët punuan për të mbështetur hebrenjtë dhe për të shpëtuar shumë prej tyre. Numri i shqiptarëve në kombe është frymëzues. Jemi mirënjohës për përballjen me një të keqe të tillë. Ju përshëndes për përkujtimin e viktimave të Holokausit. Shqipëria është pionere dhe lider në Ballkan kur bëhet fjalë për promovimin e një kujtese të sigurt të Holokaustit dhe luftimin e antisemitizmit.
Ka ende shumë punë për të bërë. Jemi dëshimtarë të një rritje të madhe të antisemitizmit në mbarë botën. Hebtrenjtë në mbarë botën nuk ndihen të sigurt duke veshur simbole fetare në publik. Izraeli veçohet turpshëm në forume ndërkombëtare që mbështeten nga antisemitizmi. Irani kërcënon piublikisht se do shkatërrojë Izraelin. Shqipëria përjetoi sjelljen brutale të Iranit dhe këto rrethana na çojnë në forcimin e bahskëpunimit. Që tragjedia e Holokaustit të mos përsëritet kurrë më. Duke kujtuar të kaluarën dhe vepruar në të tashmen, sigurojmë një të ardhme më të mirë”, tha Herzog.