Ballina Lajme Kuvendi nis punën javën tjetër me dosjet e spiunëve dhe mandatin e...

Kuvendi nis punën javën tjetër me dosjet e spiunëve dhe mandatin e Xhaçkës

1

Kuvendi do të nisë punimet javën e ardhme pikërisht me nismën e socialistëve për të ndryshuar ligjin e hapjes së Dosjeve të Bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.Propozimi vjen vetëm një muaj pasi autoriteti paraqiti dokumentet duke deklaruar se ish presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor me sigurimin para vitit 1990. Mësohet se edhe çështja e mandatit të Olta Xhaçkës është e përfshirë në kalendar.

Sigurismat 

Mazhoranca kërkon riverifikimin e të gjitha figurave por duke shtuar se cilido që rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor nuk duhet të kandidojë për deputet, kryetar bashkie apo në institucione shtetëore. Ndërkohë dje Meta dorëzoi në prokurori kallëzimin penal ndaj Autoritetit të Dosjeve.

Mandati i Xhaçkës

PD kërkon heqjen e mandatit të deputetes socialiste me pretendimin se ka ndikuar me postin e saj në kabinetin qeveritar për t’i dhënë bashkëshortit shfrytëzimin e pronës publike në bregdetin e Himarës si dhe do të përfitojë nga paratë publike për të investuar 5.5 mln euro një hotel me 5 yje. Në rast se PS-ja nuk do ta lëshojë Ministren Xhaçka, atëherë PD me 28 firma ka edhe një mundësi për t’u drejtuar Kushtetueses.