Thuajse brenda 24 orëve nga momenti i mbylljes së kutive të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxori fituesit për zgjedhjet lokale të 14 majit, ndërsa është duke vijuar ende numërimi i votave për këshillat bashkiakë.
Partia Socialiste mori një fitore të madhe në këto zgjedhje, ku kandidatët e saj arritën triumfojnë në 53 bashki, shtuar këtu edhe atë të Finiqit, ku fitoi kandidati i MEGA-s, Romeo Çakuli, i cili u mbështet nga Partia Socialiste që nuk kishte kandidat.
Në anën tjetër, koalicioni Bashkë Fitojmë arriti të marrë vetëm 7 bashki, duke humbur edhe Shkodrën, ndërsa në fund siguroi bashkinë e Kavajës.