Trofeu më i rëndësishëm individual mbetet padyshim Topi i Artë, i cili është shpërblimi për punën gjithësezonale të futbollistëve. Edhe këtë vit diskutimet kanë nisur, madje po kalkulohen performancat e të gjithë lojtarëve, për të pasur më pas dhe listën me ata pretendentë. L’Equipe ka gati 4 emra të cilët shihen si favoritë për të bërë të vetin këtë vlerësim, ku 2 prej tyre janë pjesë e Realit, 1 nga Manchester City dhe sulmuesi zikaltër i Argjentinës.
Konkretisht Vinicius Jr dhe Bellingham shihen si dyshja që do të ndajnë trofeun me njëri-tjetrin, megjithse nuk ngelet pas as mesfushori spanjoll Rodri, i kurorëzuar kampion Evrope me La Furia Roha. I katërti në listë, por jo nga rëndësia është Lautaro Martinez, lideri i padiskutueshëm i Interit dhe heroi i finales së Copa America me albicelestët që me golin e tij mposhtën Kolumbinë.
Për të zgjedhur fituesin ka ende kohë, ndërsa duhet të pritet deri në muajin tetor, ku në datën 28 do të përzgjidhet lojtari më i mirë i sezonit. Kujtojmë që edicionin e fundit të Topit të Artë, fitues u kurorëzua Lionel Messi.