Gert Shehu është personi që qëlloi me grusht kreun e PD Sali Berisha në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Nuk dihen arsyet e këtij veprimi. Ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranë.
Pasi qëlloi me grusht në fytyrë kreun e PD, Shehu u neutralizua nga truprojat e Berishës dhe protestuesit e tjerë që kishin dalë në shesh.
Paraprakisht dyshohet që ai të ketë probleme mendore.
Megjithatë detajet do zbardhen më pas.