Ballina Lajme Kush është 40-vjeçari që qëlloi me thikë tre persona, një prejt tyre...

Kush është 40-vjeçari që qëlloi me thikë tre persona, një prejt tyre e goditi në zemër

4

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen me thikë të tre personave pasditen e sotme në ambientet e një lokali në Tiranë.

  • Autori që qëlloi me thikë tre personat në zonën e Laprakës është identifikuar si Elton Mergjyshi, 40 vjeç.

Ndërkohë të plagosur mbetën Viktor Rrapollari, 64 vjeç, Roxhersa Rrapollari 40 vjeçe dhe shtetasi italian Masimo Sorvilo, 47 vjeç, bashkëshorti i 40-vjeçares.

Mësohet se 64-vjeçari Viktor Rrapollari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është goditur me thikë në zemër.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.