Ballina Lajme Politike Kush e drejton Kryesinë pasi Basha është ligjërisht kreu i PD? Ja...

Kush e drejton Kryesinë pasi Basha është ligjërisht kreu i PD? Ja si përgjigjet Alibeaj

1

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur këtë të hënë kryesinë e Partisë Demokratike .

Në një dalje të shkurtër për mediat ai u pyet nga gazetarët se kush e drejton mbledhjen e kryesisë, duke nisur nga fakti se mëngjesin e sotëm grupimi i Alibeajt, dorëzoi përmes përfaqësuesit të saj ligjor Indrit Sefa kërkesën në KQZ për regjistrimin e partisë në zgjedhjet lokale të 2023-it, më një shkresë të Lulëzim Bashës, i cili autorizonte nënkryetarin Enkelejd Alibeaj dhe sekretarin e përgjithshëm, Gazmend Bardhi të përfaqësojnë këtë forcë politike.

I pyetur nga gazetarët se kush e drejton Kryesinë, duke qenë se Basha është ende ligjërisht kryetari PD-së, Alibeaj tha se përgjigjien do e japë pas mbledhjes.

Pyetje: Kush e drejton kryesinë sepse pamë letrën që kryetari është Basha?

Alibeaj: Do ta merrni vesh në prononcimin që do të kem pas takimit të mbledhjes.