Ballina Lajme Kurti: Nëse KFOR nuk i largon barrikadat sa më parë, Kosova do...

Kurti: Nëse KFOR nuk i largon barrikadat sa më parë, Kosova do t’i heqë vetë

1

Nëse KFOR nuk i largon barrikadat sa më parë, Kosova do duhet t’i heqë vetë ato”. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një interviste për televizionin boshnjak “O Kanal”.

Kjo situatë për Kurtin nuk mund të zgjasë më shumë, ndërsa tha se vendosja e barrikadave përbën shkelje dhe shtypje të rendit kushtetues, të ligjit si edhe rendit të vendit. “Por në radhë të parë është kundër lirisë së lëvizjes”, thekson më tej kryeministri kosovar.

Kemi kërkuar nga KFOR-i para Krishtlindjeve. Dhe na vjen shumë keq që KFOR-i po e vonon këtë. Nuk e di pse po ngec dhe pse po e bën. As vetë nuk e di se çfarë bisedash kanë bërë atje. Por e di që kjo nuk mund të zgjasë shumë. Dhe nëse KFOR-i nuk është në gjendje t’i heqë barrikadat ose, për arsye të panjohura për mua, nuk do ta bëjë këtë, atëherë ne do të duhet ta bëjmë atë. Sepse barrikadat bllokojnë kryesisht serbët në veri. Ato janë shkelje dhe shtypje e rendit tonë kushtetues dhe ligjit dhe rendit tonë. Por në radhë të parë është kundër lirisë së lëvizjes”, u shpreh Kurti, 

Për Kurtin, largimi i barrikadave është i mundur nga autoritetet kosovare ndërsa shtoi se sipas tij personat e vendosur në kufi marrin direktiva nga Beogradi.

Nga ana jonë është e mundur. Por ana tjetër është e panjohur për ne. Njerëzit janë me uniformë. Nuk e dini se si do të reagojë secili prej tyre kur të afrohet policia jonë. Unë di një gjë. Ata marrin direktiva nga Beogradi. Dhe ndërsa njerëzit ndryshojnë atje, është e qartë se ajo që është autonome dhe autentike nuk vjen nga vetë qytetarët.”, u shpreh Kurti.

Teksa shënohen 18 ditë nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës, Serbia ka vendosur trupat në gatishmëri të shtuar. Më 10 dhjetor, serbët në Kosovën veriore ngritën barrikada për të protestuar kundër arrestimit të një ish-polici, i dyshuar si i përfshirë në sulmet kundër policëve shqiptarë etnikë. Kryeministrja serbe Ana Brnabiq tha javën e kaluar se situata me Kosovën ishte “në prag të konfliktit të armatosur”. Por këshilli i sigurisë i Kosovës, i cili u mblodh të hënën, fajësoi Serbinë për përkeqësimin e fundit të marrëdhënieve.

/rtsh.al/