Ballina Lajme Kurti: Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Kurti: Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

1

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimeve të zhvilluara me Ramën, Nikollën, Begajn e Metën në Tiranë.

Kurti u shpreh se informoi krerët më të lartë të shtetit shqiptar për marrëveshjen e arrirë me Serbinë në Ohër.

I pyetur se çfarë do dëshironte nga Shqipëria, Kurti theksoi ndihmën e Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Dëshirova t’i njoftoj nga afër dhe me hollësinë procesin e dialogut por gjithashtu edhe me elementët përbërës të marrëveshjes.

Shqipëria është shumë më pranë Kosovës dhe kjo duket edhe në marrëdhëniet mes nesh dhe përfaqësimin e kësaj të fundit në organizmat e arenës ndërkombëtare.

Kërkojmë nga Shqipëria mbështetje në forumet ndërkombëtare për Kosovën. Duhet mbrojtur, sovraniteti, pavarësia dhe integriteti ndërkombëtar. Por edhe të na ndihmojë për t’u anëtarësuar në organizmat ndërkombëtare.”

Një situatë komplekse për dialogun Kosovë-Serbi të shihet me kujdes nga Shqipëria. Kjo marrëveshje është njohje de facto e ndërsjellët dhe gjithashtu ua shpjegova se neni 7 i cili flet për vete menaxhimin e komunitetit serb në fakt korrespondon te marrëveshja kornizë për të mbrojtur pakicat kombëtare.”- tha Kurti.