Ballina Lajme Tensionet Kosovë-Serbi/ Kurti e Vuçiç takim në Bruksel të dielën ose të...

Tensionet Kosovë-Serbi/ Kurti e Vuçiç takim në Bruksel të dielën ose të hënën

1

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, janë ftuar për një takim të nivelit të lartë në Bruksel. Kjo në kuadër të dialogut, për të arritur një zgjidhje evropiane mes tensioneve të fundit. Takimi pritet të zhvillohet të dielën në mbrëmje ose të hënën gjatë ditës. Ftesa për takim është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano. Takimi mes palëve pritet të mbahet të dielën në mbrëmje ose të hënën gjatë ditës, varësisht nga konfirmimi nga palët.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, kishte thënë se çështja e targave është një problem që duhet zgjidhur para datës 21 nëntor, (të hënën) kur hyn në fuqi masa e gjobitjes prej 150 eurosh për serbët që nuk konvertojnë targat ilegale në RKS. Prandaj, nuk ka mbetur shumë kohë për të zgjidhur këtë çështje dhe për të ulur tensionet. Në BE kanë thënë se nuk janë në gjendje të flasin për agjendën në këtë moment. Përveç çështjes së targave, në këtë takim parashihet të diskutohen edhe çështje të tjera. Do të kërkohet zgjidhje evropiane dhe kjo përfshin zbatimin e obligimeve që kanë marrë palët nga Brukseli.