Ballina Lajme Ksamili, Saranda dhe Vlora destinacionet më të preferuara të italianëve për këtë...

Ksamili, Saranda dhe Vlora destinacionet më të preferuara të italianëve për këtë verë, sipas La 7

0

Televizioni italian La7 ka zbuluar se ku do të pushojnë italianët këtë verë. Lista e vendeve të parapëlqyera për ta kryesohet nga plazhet e jugut të Shqipërisë dhe ato të Spanjës.

Sipas La7, renditja është bazuar në prenotimet që janë bërë deri më tani në Airbnb nga vetë italianët.

  • “Këtë vit, 2 shtete dominojnë në preferencat e italianve: Shqipëria dhe Spanja. Shqipëria fitoi vendin e parë në renditje, me plazhin e Ksamilit, pasuar nga Saranda dhe Vlora, ndërsa Spanja ka 4 destinacione në top 10: Benidorm, Magaluf, Playa Blanca dhe Palma,” shkruan La 7.