Ballina Lajme Politike Kryetarja aktuale e bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi në një sërë takimesh...

Kryetarja aktuale e bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi në një sërë takimesh me komunitetin prezanton projektet e reja për katër vjeçarin e ardhshëm.

1

Tv Kombi

 

Kandidatja për bashkinë e Roskovecit, kryetarja aktuale Majlinda Bufi ka intesifikuar takimet elektorale në të gjitha njësitë e territorit të bashkisë. Vlen të përmendet fakti që ajo në këto takime ka prezantuar arritjet dhe zhvillimet e viteve në drejtim të kësaj bashkie, por edhe ka prezantuar ambiciet për katër vitet e ardhshme. Mbështetje i kanë dhënë banorët e njësisë së Strumit duke treguar gadishmërinë e bashkëpunimit dhe në vijim. “Nuk duhet harruar se çdo fitore e Partisë Socialiste i ka sjellë një vlerë të shtuar Shqipërisë. Pa votën për Partinë Socialiste, sot asnjë nga qytetet që ne kemi qeverisur nuk do të ishte transformuar sikurse ka ndodhur.” është pohuar në këto takime. Me moton “Vetëm përpara, kurrë më mbrapa” janë zhvilluar takimet dhe në Kumani,Luari,Vidhishta, Marinzë Vlosh, Kurjan, etj.

Në takimin në Vlosh, kryetarja Bufi ka shprehur kënaqësinë që falë mbështetjeve të banorëve sot Vloshi ka rilindur meritë dhe e punës së bërë nga pushteti vendor, por dhe sipërmarrjes së vetë banorëve punëtorë. Edhe vetë Taulant Balla ka shprehur optimizmin dhe garancinë se Roskoveci e ka zgjedhjen e tij me Majlinda Bufin për vijimin në rrugën e transformimit, me vepra si unaza perëndimore e qytetit, ngritja e industrisë së përpunimit të frutave dhe perimeve për të gjithë zonën bujqësore , përfshirë dhe atë përreth ku shtrihet Roskoveci apo marketimi në shishe dhe me etiketë të personalizuar “ Vaj ulliri i Roskoveci” i të gjithë vajit të ullirit që prodhon kjo zonë. Këto plane janë cilësuar si konkrete dhe të realizueshme duke vlerësuar me këtë rast vizionin drejtues të kandidates Majlinda Bufit

 

. Në këto takime është konfirmuar vazhdimi i punës pa ndërprerje dhe me këmbëngulje për të mbështetur çdo inisiativë në prodhimin e vajit të ullirit, prodhimin e perimeve dhe punën e vajzave dhe grave artizane të bashkisë së Roskovecit. Këtij qëllimi i shërbeu një vizitë pune dhe bashkëpunimi me gratë në Krushë të madhe Kosovë, aty ku prodhohet “ajvari” me speca dhe vaj ulliri që synohet të gjejë shtrirje dhe në komunën e Roskovecit.