Ballina Lajme Politike Kryetari i bashkisë Armando Subashi në vijim të takimeve zgjedhore është takuar...

Kryetari i bashkisë Armando Subashi në vijim të takimeve zgjedhore është takuar me banorët e Peshtanit në njësinë Frakull.

1

Kryetari i bashkisë Armando Subashi është shprehur se bashkia e Fierit ka arritur në atë fazë që të gjitha punët t’i realizojë me ndërmarrjet e saj, tashmë të fuqizuara me mjete, fuqi punëtore dhe specialistë të mirëfilltë në fushat përkatëse. Nga 85 fshatra që ka bashkia 5 ose 6 prej tyre nuk lidhen me asfalt me qendrën e njësisë. Baza e fshatit është bujqësia, tha Subashi para banorëve të Peshtanit, dhe çfarë vlere do të kishte mundi, djersa dhe të mos kishte mundësi të shiste produktet e veta sepse mungonte rruga nuk të vjen dot as tregtari, as makina për të marrë prodhimin që fermeri ka bërë. “Shpresojmë shumë që duke nisur nga ky vit buxhetor të kemi buxhete më të mira, situatē më të mirë financiare dhe padyshim ritmi i punëve që do të vazhdojmë në këtë drejtim do të jetë akoma më i madh se vitet që kemi lënë pas.”tha ai duke shtuar se investimi në rrugë mbetet prioritet i punës së bashkisë ku synohet asfaltimi i tyre i plotë në gjithë Bashkinë e Fierit.

Sipas tij në kuadër të investimeve rrugore përfshihet riveshja e rrugës nga Peshtani drejt Kafarajt. Subashi është ndalur në vijim të fjalës së tij në ndërhyrjet në sistemin vaditës dhe kullues rezultatet e të cilës shihet te mbjellja e sipërfaqeve bujqësore dhe rendimentet e larta të fermerëve të njësisë Frakull. Sfida e punës së bashkisë është rikthimi i veprave bonifikuese si kanë qenë para viteve të tranzicionit. Në lidhje me ndriçimin publik, Subashi tha, synimi është të çojmë dritë dhe në shtëpinë më të fundit të lagjes apo fshatit. Ai është ndalur te pjesa e transportit urban, mirëmbajtjes së shkollave, pastrimit e varrezave. Në fund të kësaj analize Subashi ka kërkuar mbështetjen për 14 majin për kandidaturën e tij, por dhe për Edi Ramën dhe PS për zgjedhjet e 2025, për fitoren e radhës së socialistëve në qeverisje.

 

Edhe në Peshtan në fillim të takimit u mbollën pemë edhe më pas filloi diskutumi me banorët rreth projekteve që do të vijojmë të bëhen në të gjithë bashkinë e Fierit. “Ne nuk do të lëmë askënd mbrapa, do të mbrojmë ata që janë në nevojë, do të ndihmojmë familjet dhe të moshuarit, do të luftojmë për rritjen e mëtejshme të pagës minimale, do të luftojmë për edhe më shumë vende pune. Shqipëria do të ecë vetëm përpara, kurrë më mbrapa.” është theksuar në takim.

/Tv Kombi/