Rivitalizmi i qytetit të Fierit, shpëtimi nga pamja gri e tij, ka qenë një nga synimet kryesore të bashkisë së Fierit gjatë këtyre viteve, duke e shndërruar kështu një nga qytetet e bukura në Shqipëri. Sipas kryetari të bashkisë Armando Subashi, i shoqëruar me drejtuesin politik të PS-së së Qarkut Fier, Taulant Balla, gjatë takimit me banorët e lagjeve “1 Maji” dhe “Sheq i vogël” në rajonin nr.1është shprehur i kënaqur që sot Fieri është qyteti i ngjyrave, rrugëve të shtruara me asfalt, me ndriçim, gjelbërim që i japin pamjen e një qyteti modern dhe në zhvillim e sipër në çdo pjesë të tij sa në qendër deri në zonat periferike.
Këto sipas Subashit e bëjnë Fierin një qytet që çdo ditë e më tepër po njeh popullim dhe jo boshatisje. Ai ka përmendur fakti që në vitin 2015 qyteti i Fierit numëronte 195 mijë banorë, ndërsa sipas të dhënave të fundit ai numëron 215 mijë banorë duke hedhur poshtë zërat për braktisje të tij, përkundrazi në qytet vijnë banorë të rinj edhe nga rrethe të tjera. Kryefjala e të gjithë punëve të kryera në këto vite, ka thënë Subashi, është lumi Gjanica dhe qendra e qytetit të Fierit, që duhet pranuar nuk kanë qenë të lehta për t’u kryer duke pasur parasysh gjendjen e çimentuar të brigjeve të lumit, por edhe për pasojat që ai sillte përmes përmbytjeve ndër vite. Subashi ka kujtuar tetorin e vitit 2015, që shënoi dhe përmbytjen e fundit nga Gjanica pasi filloi puna për rehabilitimin e tij.
Ai është ndalur në rehabilitimin e lumit Gjanica në dy faza dhe fillimin e fazës së tretë investuese, e cila do të shtrihet nga ish-shtëpia e oficerëve deri në ish-furrat e bukës. Sipas tij me këtë investim qyteti i Fierit do të fitojë një gjatësi lumi rreth 5.5 km tërësisht të ndryshuar e shndërruar në formën e shëtitoreje. Synimi është kthimi i lumit Gjanica në një lum të pastër për të mos derdhur mbetje hidrokarbure e shndërrimin e tij në një vend të organizimit të aktiviteteve të ndryshme. Synimi, ka përmendur Subashi, është zhvillimi i pjesës lindore të lumit, si pjesë e asaj strategjie me qëllim që Fieri të kthehet në qendër të aktiviteteve të rëndësishme kulturore që zhvillohen në Shqipëri.
Ashtu si “Air Albania” i jep Tiranës atë pamje moderne, ashtu dhe kompleksi, që do të ndërtohet në këtë pjesë do të japë një pamje të transformuar të qendrës së qytetit të Fierit duke u barazuar kështu me zhvillimin e pjesës perëndimore të tij. Ai është ndaluar në investimet në brendësi të lagjeve të rajonit nr. 1 ku në sajë të buxhetit të bashkisë janë investuar sheshet e pallateve, rrugicave duke sistemuar dhe pjesët e mbetura.
Ai ka përmendur faktin që shtrirja gjeografike e kësaj zone, por edhe shumësia e rrugëve dhe rrugicave kanë bërë që të kërkohet akoma më shumë punë në këtë zonë, duke bërë kështu urbanizimin e çdo pjese të bashkisë së Fierit. Subashi është ndalur dhe në disa momente të punëve të kryera në këtë bashki si ndriçimi publik dhe ai dekorativ do t’i japë një pamje tjetër qytetit, rrugicave dhe blloqeve të banimit. Sipas tij janë vendosur 9 mijë ndriçues dhe në vijim do të vendosen dhe dy mijë të tjerë. Në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm Subashi ka dhënë lajmin e fillimit të investimit të fazës së pestë në ujësjellës nga qeveria gjermane, që përfshin zonën nga kodrat e lagjes “1 maji” në “Sheq i Madh dhe i Vogël” dhe pjesa perëndimore Qenas dhe Mbrostar Ferko duke zgjidhur problemin me ujë të pijshëm në të gjithë qytetin me presionin maksimal.
Sipas Subashit filozofia e punës së bashkisë është investime të kompletuara në rrugë, trotuare, ndriçim, korsi biçikletash, sinjalistikë rrugore. Subashi ka parashtruar dhe projektet investuese për të ardhmen. Ai ka përmendur faktin që shkolla “ JAni Bakalli” do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë së bashku me tri shkolla të tjera të qytetit. Pjesë e investimit do të jetë ndërtimi i stadiumit modern aq shumë i munguar për Fierin me dekada të tëra. Po përfundohet projekti i pallatit të sportit dhe do të shihet mundësia e financimit, punohet në rehabilitimin e rrugës “Kastriot Muço” me të njëjta standarde që janë vendosur me synim lidhjen e qendrës me spitalin “Memorial” rajonal.
Është gati projekti dhe shumë shpejt do të fillojë nga puna për rrugën “Aulona” nga rrethrrotullimi i QTU-së deri tek hekurudha, do të fillohet rikonstruksioni i unazës lindore të qytetit me të gjitha parametrat e saj urbanë nga rrethrrotullimi i Sheqit e deri te rrethrrotullimi i QTU-së. Është përfunduar projekti dhe është gati të bashkëfinancohet vazhdimi i unazës perëndimore të qytetit e cila ka ngelur përgjysmë që para shumë vitesh nga anekset e stadiumit dhe deri te rrethrrotullimi i Azotikut.
Po ashtu ambicia e kësaj bashkie është dhe vazhdimi i investimit të rrugës së Semanit deri në Brgedet që është ndqërperë si pasojë e situatës problematike të shkakuar nga tërmeti. Në fund të takimit Subashi ka kërkuar mbështetjen e banorëve fierakë për të vazhduar rrugën e transformimeve, por edhe për të siguruar mandatin e katërt të kryeministrit Edi Rama dhe të Partisë Socialiste me synimin fitoren e dhjetë mandateve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.