Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste i ngarkuari i qarkut të Fierit, deputeti Taulant Balla përballë medies ka prezantuar ekipin e kandidatëve të zgjedhjeve të 14 majit. Duke përmendur emrat Balla ka bërë dhe nga një koment për secilin nga kandidatët që kryesia socialiste ka vendosur për të vazhduar garën për mandatin e ri.
Me superlativa ashtu si dhe më parë Balla është shprehur për kryetarin aktual të bashkisë së Fierit Armando Subashi i cili është zgjedhur për të rikandiduar për mandatin e tretë. Sipas Ballës kryetari Subashi është një nga figurat drejtuese më të mira të PS në rang vendor. Balla ka theksuar se rikandidimi i tij duhet pasi nevojitet që nga puna e tij të çohen më tej vepra të mëdha publike, por edhe për të mundësuar shërbime më të shumta për komunitetin.
Për bashkinë e Lushnjës është vendosur të vazhdojë kandidimin kryetarja aktuale e kësaj bashkie Eriselda Sefa e cila sipas Ballës për një vit ka bërë shumë punë të cilat kanë marrë vlerësimin e komunitetit. Ka vazhduar mbështetja e kryesisë socialiste dhe për figurën e kryetarit të Mallakastrës Qerim Simaili që sipas tij që nga viti 2019 deri më sot shumë nga ndryshimet e mëdha në këtë bashki kanë emrin e tij. Do të vazhdojë garën kryetarja aktuale e bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi për të culën Balla do të shprehej që është një zonjë së cilës nuk i shterojnë energjitë.
Ndërkohë që ai i ka ftuar gazetarët e pranishëm në prononcimin e tij që të vizitojnë Toskanën shqiptare, në Roskovec, që të shikojnë qartazi çfarë pune është bërë, ndërkohë që sipas tij synimi madhor i socialisteve është zhvillimi i agroturizmit në këtë zonë. Pas 12 vite të punës së saj, arritjeve që Balla i ka vlerësuar, Rajmonda Balilaj në krye të kësaj bashkie që nga 2011, me vendim të kryesisë socialiste do t’ia lërë vendim kandidimit të Fatjon Durajt për të qenë kryetar për vitet 2023-2027.
Duraj është qytetar i kësaj bashkie, por edhe një inxhinier me vlerë dhe i mbështetur nga socialistët e kësaj bashkie. Po ashtu pas 12 vjetëve kryetari i Divjakës Fredi Kokoneshi si kryetari që ju ka dhënë emrin e prodhimeve bujqësore “Made in Albania”, do t’i lërë vendit Josif Gorea i cili sipas Ballës është njeriu që i përkushtohet tërësisht punës dhe do të vlerësojë mundin dhe sakrificat e fermerëve.
Ky është ekipi me të cilën socialistët e qarkut të Fierit do të futen në zgjedhjet e 14 majit për të cilën synohet fitorja e të gjitha njësive vendore.
Fieri: Armando Subashi
Lushnja: Eriselda Sefa
Mallakastra: Qerim Ismailaj
Patosi: Fatjon Duraj
Roskoveci: Majlinda Bufi
Divjaka: Josif Goreja
/Tv Kombi/