Ballina Lajme Kryeministri hungarez Viktor Orban sot në Tiranë, pritet me ceremoni nga Rama

Kryeministri hungarez Viktor Orban sot në Tiranë, pritet me ceremoni nga Rama

0

Kryeministri hungarez Viktor Orban mbërrin këtë të premte në Tiranë. Në orën 09:30 kryeministri hungarez do të pritet me një ceremoni nga homologu i tij, Edi Rama, për të vijuar më pas me takimin në Kryeministri.

Në orën 10:30, do të nënshkruhet marrëveshja dypalëshe dhe në orën 10:40, Kryeministri Edi Rama së bashku me homologun hungarez do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më pas, Orban pritet të takohet gjithashtu edhe me Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.

Orban do të shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szillarto dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Marton Nagy

/rtsh.al/