Ballina Lajme Kryeministri Edi Rama në shoqërinë e drejtuesit politik të qarkut Taulant Balla...

Kryeministri Edi Rama në shoqërinë e drejtuesit politik të qarkut Taulant Balla kanë inspektuar së bashku me kryebashkiakun Armando Subashi punimet e fazës së dytë në lumin Gjanica.

2

Në kuadër të vizitës së tij në Fier Kryeministri Edi Rama në shoqërinë e drejtuesit politik të qarkut Taulant Balla kanë inspektuar së bashku me kryebashkiakunArmando Subashi punimet e fazës së dytë në lumin Gjanica. Aktualisht në lumin Gjanicë në Fier, po vijon puna për pastrimin dhe rehabilitimin e shtratit të lumit, duke shmangur një herë e mirë ndotjen dhe rrezikun e përmbytjeve.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Fier Armand Subashi inspektoi sot nga afër ecurinë e punimeve, ndërsa u shpreh se kjo është një punë nga e cila përfitojnë qytetarët. “Një punë e mirë e Bashkisë Fier nga e cila përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët, dhe ku aktualisht janë mbyllur 3 km gjatësi e lumit nga qendra e qytetit deri te Ura e Sheqit.

Projekti final do të ketë edhe dy shëtitore për këmbësorët”, tha Rama. Subashi tha se, “afati i përfundimit të punimeve të këtij projekti është në fund të muajit maj. Ndërsa po investohet në të gjitha drejtimet për ta shndërruar lumin në vepër infrastrukturore model sipas standardeve më të mira”.

Puna në kantierin përgjatë gjurmës së lumit Gjanica, për ta transformuar atë në një mushkëri të gjelbër e vlerë të shtuar për mjedisin dhe jetën komunitare, po vijon me ritme të shpejta. Rehabilitimi i lumit Gjanica, që për çerekshekulli ishte kthyer në burim plehrash e përmbytjesh për qytetin e Fierit, mbetet projekti më madhor i zbatuar në këtë qytet./Tv Kombi