Ballina Lajme Politike Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatin socialist Fatjon Duraj që konkurron për...

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatin socialist Fatjon Duraj që konkurron për bashkinë e Patosi.

4

Është çelur sot nga kryeministri, Edi Rama fushata elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit në qytetin e Patosit ku konkurron kandidati i PS-së për kryetar bashkie, Fatjon Duraj. Kryeministri Rama falënderoi kryetaren e tre mandateve Rajmonda Balilin e cila sipas tij punoi për transformimin e qytetit duke e lënë Patosin të pastër, sepse i është gjetur punës njeriu. Duke shigjetuar ndryshimin mes asaj çfarë bëri opozita dje në qeverisjet e saj dhe çfarë është arritur sot nga maxhoranca do të thoshte: “Sot Shqipëria është në një pozicion komplet tjetër. Respektohet, shikoni ndryshimin e imazhit të Shqipërisë si po rritet turizmi, eksportet. Tani çfarë do të bëjmë? Do të heqim kokën të vëmë zorrën qorre? Janë bërë bashkë “nongrata” dhe Like “floriri” edhe thonë na jepni votën se do sjellim demokraci”. Ndërsa kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Patosit në zgjedhjet e 14 majit, Fatjon Duraj theksoi se Patosi me mbështetjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama do të ecë shumë shpejt përpara. Ai është ndalur dhe në disa momente të fushatës së tij gjatë këtyre ditëve. “Kam vizituar shumë zona dhe më kanë ngelur në mendje ujëvara e Siqecës dhe gjatë 4 vjeçarit të ardhshëm do të sistemohet rruga që shkon në ujëvarë dhe do të kthehen në pikë turistike për Patosin dhe për zhvillimin e mëtejshëm të njësisë administrative Ruzhdie”, tha ai. “Në njësinë administrative Ruzhdie do të vazhdojmë me sistemimin e rrugëve që të nxisim biznesin, fermerët e kulturës së ullirit, që Ruzhdia dhe e gjithë kjo njësi të ecë përpara dhe është e sigurt që do të ecë përpara. Para disa vitesh nëse do shkonim në drejtim të Zharrëz serat numëroheshin me gishtat e dorës, ndërsa sot është e pamundur t’i numërojmë dhe kjo falë qeverisë Rama, falë punëtorëve të kësaj njësie të cilët janë shumë punëtorë”, theksoi Duraj duke premtuar të mbylli unazat bujqësore dhe falë ndihmës nga qeveria për subvencionimin e fermerëve të zonës Zharrëza do të ecë përpara 4 vitet e ardhshme. Duraj është ndalur dhe në investimet në brendësi të qytetit ku në Lagjen e Re në 4 vitet e ardhshme do të bëhet rikualifikimi urban i banesave, sistemohet përroi, i cili do të kthehet në një oaz paqeje, ku pasdite qytetarët të dalin shëtitje. Sipas tij ky model investimi do të bëhen në të gjitha lagjet e Patosit.

/Tv Kombi/