Kryeministri Edi Rama duket se është i vendosur ti shkojë deri në fund investimit që është duke ravijëzuar një tjetër Fier me ndryshimet e thella që po pëson çdo ditë e më shumë si qytet.
Në mitingun përmbyllës duke folur për projektet në Fier, Rama u ndal në mënyrë të veçantë te rehabilitimi i lumit Gjanica. Ai do të shprehej në fjalën e tij se: “Kur ne kemi nisur rrugën tonë të gjithë së bashku, këtu në Fier ju e mbani mend që në zemër të qytetit ky shesh nuk ekzistonte, por ishte e vështirë të ndaloje për shkak të erës që vinte nga lumi. Ky lumë që sot i është shtuar Fierit si vlerë urbane, pjesë e transformimit të tij, ishte burim problemesh. Një shi si ky sot, bënte që lumi të dilte nga shtrati e të përmbyste bizneset në të dy anët, të ndërtuara në krye të herës me godina të shëmtuara që ne i hoqëm, siç hoqëm ato nga shtrati i Lanës që në fillim të viteve 2000.
Kur unë ju thashë se ne do të transformojmë Gjanicën në një mushkëri të re dhe do t’i jepnim Fierit mbrapsht lumin si një aset për qytetin, shumëkush mendoi se ishte një premtim nga ato me të cilat njerëzit ishin mësuar. Ja ku janë sot Gjanica dhe shëtitorja që tanimë përshkon qytetin deri në fund. Ende nuk ka mbaruar puna dhe shumë detyra kemi para”, theksoi Kryeministri. Sipas tij, flamuri kuqezi është arsyeja e të gjitha arsyeve për të shkuar vetëm përpara me Partinë Socialiste e kandidatët e saj në të gjithë Shqipërinë.
Ambiciet e tij nuk kanë të ndalura edhe nëdrejtime të ndryshme sa infrastrukturore, bujqësore apo edhe në drejtim të zhvillimit tëturizmit duke kthyer kështu nw investime kolosale atë mbështetjeje të madhe populloreqë prej vitesh socialistët fierakë, por jo vetëm,po i japin Partisë Socialiste. Ndërkohë ështëbërë tashmë i qartë synimi i socialistëve që nëzgjedhjet e vitit 2025 ata të fitojnë 10 deputetëduke u bërë kontribuuesit e mëdhenj të fitore së Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama për mandatin e tij të katërt.