Ballina Lajme Kryebashkiaku Subashi përgëzon valltarët e Ansamblit “Myzeqeja” për harenë që sjellin në...

Kryebashkiaku Subashi përgëzon valltarët e Ansamblit “Myzeqeja” për harenë që sjellin në festat fierake

1

Kryetari i bashkisë Fierit Armando Subashi është takuar me grupin e valltarëve të Ansamblit “Myzeqeja” në këtë prag mbyllje të vitit 2022.

Gjatë takimit miqësor kryebashkiaku Subashi ka falënderuar trupën për gjallërinë që iu sjellin qytetarëve fierakë në eventet ku ata janë të pranishëm.

Tashmë është bërë traditë që në festime ky grup do të shpalosë vlerat e tij interpretative jo vetëm me vallet e zonës së Myzeqesë, por të mbarë trevave tona duke sjellë kështu një larmishmëri vlerash kulturore. Ky takim vjen pak orë nga koncerti festiv që Ansambli “Myzeqeja ” mbajti në këtë prag festash koncertin e tij festiv të përvitshëm.