Kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi ka postuar në faqen e tij të fb pamjet plot jetë të fushave të Myzeqesë të gjelbëruara dhe të përgatitura për mbjelljet e radhës stinore.
Sipas kryebashkiakut Subashi këto janë arritur me një angazhim të përditshëm në të gjithë territorin e bashkisë, i cili pavarësisht sfidës me kohën dhe problematikat shumëvjeçare të mbartura, rrit gjithnjë e më shumë sipërfaqen e tokave që kullohen e vaditen.
Duke kujtuar problematikat e trashëguara Bashkia e Fierit ka kërkuar zgjidhje të menjëhershme dhe për t’i dhënë hov zhvillimit të bujqësisë në këtë bashki duke punuar me angazhime maksimale dhe me punë intensive të përditshme.
Me nëntë ekskavator është realizuar një punë e përditshme skemë pas skeme, zonë mbas zone. Si rezultat i këtij përkushtimi dhe pune të pandërprerë janë pastruar mbi 1300 km kanale kulluese dhe vaditës duke shpëtuar nga mos kullimi dhe degradimi 57 mijë hektarë tokë dhe nëpër ujit për vaditje i është dhënë jetë rreth 22 mijë hektarëve tokë që nuk e ndjenin ujin prej vitesh./Tv Kombi