Drejtuesi politik i qarkut të Fierit Taulant Balla dhe kryebashkiaku Armando Subashi ka qenë në një takim me banorë të lagjes Grecalli në të cilin u fol për të gjitha punët që janë bërë në këto vite, por edhe ato që do të vijohen të bëhen në këtë bashki. Kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi ka garantuar banorët e fshatit Grecalli se rruga e nisur e investimeve nuk ka mbaruar, përkundrazi ajo do të vazhdojë edhe në vitet që vijnë. Sipas Subashit një nga problematikat e zonës ishte ajo e rrugës që sipas tij ishte shndërruar në një gangrenë për banorët pas qeveria e Berishës nuk mund të jepte financime për një zonë të majtë dhe me bindje socialiste. Aq më tepër që tre fshatra janë të mrekullueshme për Partisë Socialiste.
Ai është ndalur në disa shtylla të punës së kryer ndër vite. Sipas Subashit nga 85 fshatra që ka bashkia, sot një numër fare i vogël janë pa u lidhur me asfalt me njësinë administrative dhe synohet që në fund të kësaj vere të përmbyllet i gjithë ky investim në bashki. Pas janë përfunduar akset kryesore do të futen në brendësi të lagjes. Këto investime nuk janë parë thjesht si indikacione për përmirësimin e jetës së banorëve, por edhe nxitjes së biznesit dhe daljes së prodhimeve në treg. A është ndalur në investimet në kanalet vaditëse dhe kulluese, duke trashëguar nga e kaluara mungesë të theksuar të investimeve në këtë drejtim. Sot janë rreth nëntë ekskavatorë që kryejnë shërbime në këto kanale dhe me blerjen e dy të rinjve synohet të shkohet në njëmbëdhjetë të tillë duke vazhduar këtë proces pa ndalesë.
Sipas tij me investimet e qeverisë dhe të Bankës Botërore çdo ditë e më shumë po futen në skemën e vaditjes mijëra hektarë që nuk kanë parë ujë vite me radhë. Duke u ndaluar në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm, Subashi ka thënë se aktualisht është zgjidhur problemi i furnizimit me ujë të pijshëm për fshatrat Grecalli, Mujalli, Daullas dhe nga faza e pestë e financimit nga qeveria gjermane do të ketë akoma më shumë përmirësim me furnizim në zonat periferike. Subashi është përqendruar në investimet në kopshtet, shkollat, çerdhet dhe qendrat shëndetësore.
Në shkolla çdo vit në korrik-gusht bëhen ndërhyrje për të siguruar mësim normal në shtator, ka përmendur ai. E njëjta gjë ndodh dhe me qendrat shëndetësore që nuk lihen jashtë vëmendjes së bashkisë, por edhe mjeku dhe infermieri duhet të jenë kurdoherë në shërbim të banorëve. Ai është ndalur në shërbimet si pastrimi i mbetjeve urbane, transporti publik, ndriçimi publik në qendër dhe në fshatra. Subashi ka përmendur në këtë drejtim vendosjen e ndriçueseve të rinj dhe ky investim do të quhet i përfunduar kur të shkojë ndriçimi në shtëpinë e fundit të fshatit.
Në fjalën ë tij janë përmendur arritjet në drejtim të transportit publik dhe mirëmbajtjes së varrezave publike. Në mesazhin e tij politik Subashi do të kërkonte: “Në 14 maj do të votojmë për kryetarin e bashkisë dhe këshillit bashkiak. Nuk duhet ta devijojmë votën e PS diku tjetër. Përgjigjja më e mirë për Berishën dhe Ilirin është të garantojmë shumicën e këshillit bashkiak që të vazhdojmë të ecim përpara me të gjitha projektet, me të gjitha financimet dhe me gjithë ato çfarë duam të realizojmë në katër vitet e ardhshme. Vota për PS është përgjigjja dhe mbështetja më e madhe për Edi Ramën, për mandatin e tij të katërt”.