Në Ditë Ndërkombëtare me Aftësi Ndryshe kryebashkiaku Armando Subashi së bashku me drejtues të prefekturës së Fierit, prindër e fëmijë ka qenë i pranishë në aktivitetin e organizuar nga qendra multifunksionale”Horizont”
Prej kohësh kjo qendër ka qenë në vëmendje të bashkisë së Fierit për t’iu dhënë ndihmë sa më të plotë kësaj kategorie të komunitetit fierak. Ndryshimi i mentalitetit për këtë shtresë ka njohur zhvillime pozitive në saj të rritjes së ndërgjegjësimit për trajtimin e tyre si gjithë të tjerët.
Njerëzit me aftësi ndryshe dinë të falin kaq shumë emocione, buzëqeshje e dashuri që mbajnë përbrenda një mijë fjalë. Jo vetëm në këtë ditë të shënuar, e cila shoqërohet tradicionalisht në Fier nga një aktivitet i mrekullueshëm nga qendra multifunksionale “Horizont”, por çdo ditë të vitit punohet për t’i bërë ata të ndihen njësh e të pandarë nga shoqëria.
Kryebashkiaku Subashi është shprehur i lumtur që ndau me fëmijë e prindër vëmendjen që bashkia i ka kushtuar kësaj qendre, kësaj kaoze dhe zhvillimin e mëtejshëm të saj me shtimin e disa terreneve të reja rekreative e argëtuese./Tv Kombi/