Ballina Lajme Kryebashkiaku Armando Subashi priti në një takim boksierin me famë botërore myzeqarin...

Kryebashkiaku Armando Subashi priti në një takim boksierin me famë botërore myzeqarin Florian Marku

2

Fieri vazhdon të shkruajë emra të denjë me kontribute të mrekullueshme në hartën e individualiteteve me vlera të rralla. Një prej më të shumtëve është dhe boksieri myzeqar Florian Marku i njohur tashmë për famën e tij ndërkombëtare.

Në ditën e sotme kryebashkiaku Armando Subashi ka pritur në një takim shumë të veçantë dhe të ngrohtë boksierin me famë botërore, djalin myzeqar Florian Marku, i cili tregoi se shpirti luftarak sportiv i tij, karakterizohet edhe nga një humanizëm që nuk shter asnjëherë.

Në këtë takim mes kryebashkiakut Subashi dhe boksierit Marku u diskutuan mundësitë e përbashkëta për ta zhvilluar më tej sportin e boksit në Fier dhe për ta çuar atë në një tjetër stad, duke filluar nga një palestër e mirëfilltë sportive që do të jetë një kontribut i përbashkët i tij dhe i Bashkisë Fier.

Nga të dy është cilësuar vetëm fillimi i një bashkëpunimi që synon vazhdimësinë në të ardhmen./Tv kombi/