Ballina Lajme Kryebashkiaku Armando Subashi përmbush premtimet për investime në infrastrukturën rrugore në lagjen...

Kryebashkiaku Armando Subashi përmbush premtimet për investime në infrastrukturën rrugore në lagjen “Sheq i vogël” duke sjellë tjetër cilësie jetese për komunitetin.

1

Lagjja “Sheq i vogël” në qytetin e Fierit në një kohë relatisisht të shkurtër ka ndryshuar tërësisht situatën e saj në drejtim të infrastrukturës rrugore. Edhe pse më parë kanë njohur një sërë investimesh të cilat kanë qenë të nevojshme me kalimin e viteve ka lindur domosdoshmëria e investimeve të reja të cilat kanë shënuar një tjetër cilësi jetese për banorët e kësaj zone.

Pak ditë më parë filluan punimet në rrugën “Pilo Sota” po në lagjen “Sheq i Vogël” ku sërish synohet të ruhet standardi tashmë i konsoliduar në drejtim të cilësisë së punimeve. Të gjitha investimet dhe punimet vazhdojnë të kontrollohen direkt në terren nga kryetari i bashkisë Armando Subashi, në krahë të cilit e shoqëron deputeti Taulant Balla.

Të dy kanë inspektuar ecurinë e punimeve të cilat janë duke u kryer me ritme të shpejta për asfaltimin e rrugëve “At Vasjari”, “Hajredin Fratari” dhe “Vasil Çollaku” në lagjen Sheq i Vogël. Duke u nisur nga synimet e investimeve që të jenë sa më të kompletuara në të gjitha drejtimet, të kanalizimeve, trotuareve, ndriçimit dhe sinjalistikën horizontale dhe vertikale, plotësohet synimi për të mbajtur një standard të ri infrastrukturor i cili tashmë është vendosur thuaj në të gjitha punimet e kësaj bashkie.

Me këto investime kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi plotëson synimet e tij për një qytet që duhet të ndryshojë në çdo ditë të vitit. Aktualisht këto investime po kryhen nga buxheti i viti 2023. Fieri është shndërruar në një kantier ndërtimesh dhe investimesh duke ngushtuar kështu diferencat mes qendrës dhe zonat rrethina të tij, me qëllim rritjen e nivelit të jetesës së komunitetit dhe standarde të reja investimesh.

Aktualisht në lagjen “Sheq i Vogël” janë kryer një sërë investimesh në drejtim të infrastrukturës së brendshme të saj, duke sjellë një transformim të zonës, por edhe krijuar një sërë përfitimesh për jetën komunitare aty. Synohet që të kenë sheshe pushime, kënde argëtimi për të rritur dhe fëmijët duke sjellë modelin e qendrës drejt zonave rreth saj./Tv Kombi/