Kryebashkiaku Armando Subashi mban premtimin për investimin në rrugën “Mihal Çalamani” në lagjen “Sheq i madh”. Lagjja “Sheq i madh” është një ndër zonat e bashkisë së qytetit të Fierit që i është nënshtruar investimeve në plane të ndryshme.
Përveç sistemit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, shtrimit të akseve të ndryshme rrugore, tashmë për një tjetër aks rrugor është duke u punuar në këtë lagje. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ka qenë një ndër premtimet e kryebashkiakut Armando Subashi dhe në mënyrë të vijueshme ato janë mbajtur. Punonjësit e ndërmarrjes së punëve publike në bashkinë e Fierit janë përqendruar në rikonstruksionin e rrugës “Mihal Çalamani” në këtë lagje.
Sipas kryebashkiakut Armdno Subashi ky është një aks i rëndësishëm në këtë lagje, me drejtim veri-jug dhe ka një lëvizje të gjerë të banorëve të kësaj zone, nisur dhe nga numri i lartë i shtëpive dhe banorëve të saj. Gjithashtu sipas kryebashkiaku Subashi ky aks merr një rëndësi të veçantë pasi lidh në të dy anët majtas e djathtas me blloqet e reja të banimit që janë krijuar.
Punimet në këtë aks janë inspektuar edhe nga drejtuesi politik i Partisë Socialiste Taulant Balla që ndjek në mënyrë të vazhdueshme investimet që kryhen në çdo bashki dhe njësi vendore./Tv Kombi/