Ballina Vendi Kryebashkiaku Armando Subashi i ka kushtuar një rëndësi të veçantë zhvillimit të...

Kryebashkiaku Armando Subashi i ka kushtuar një rëndësi të veçantë zhvillimit të infrastrukturës rrugore rurale duke krijuar kështu mundësi zhvillmi në drejtim të ekonomisë së tyre.

3

Dje dhe sot është një realitete tejet ndryshe në shumë rrugë të njësive administrative të bashkisë së Fierit. Dikur banorët bënin protesta, sot falënderojnë kryebashkiakun Armando Subashi për menaxhimin e mirë të fondeve të bashkisë në drejtim të investimeve në infrastrukturën rrugore, por edhe në shumë drejtime të jetës komunitare si: arsim, shëndetësi, kanalizime, ujësjellës, gjelbërim e ndriçim.

Kështu vite më parë jo vetëm banorët e fshatit Sheq Musalalaj, por kushdo që ka shkuar qoftë edhe një herë në këtë fshat në njësinë Frakull e kujton gjendjen e rrugës. Amortizimi i saj kishte paralizuar pothuajse gjithë aktivitetin ekonomik të banorëve, madje ishte bërë një pengesë serioze edhe në komunikimin e tyre me pjesën tjetër të njësisë dhe vendit.

Një problem që duhej zgjidhur sa më parë për t’i dhënë drejtim jo vetëm shqetësimit të banorëve, por edhe jetësuar bizneset në këtë zonë. Dhe realiteti sot flet ndryshe. Kjo rrugë është shndërruar në një arterie plot gjallëri jo vetëm në lëvizjen e banorëve, por si rezultat i rikonstruksionit të plotë të kësaj rruge është krijuar një mundësi reale për nxitjen e fuqizimit ekonomik të zonës dhe padyshim për rritjen e cilësisë së jetës së banorëve.

Një tjetër shembull është ai i rrugës së Hamilit në njësinë Dermenas për të cilën banorët e këtij fshati përballeshim me një situatë të vështirë në infrastrukturën rrugore e cila ishte tejet e amortizuar, si dhe ajo u shkaktonte penalitete në jetën e tyre të përditshme.

Dy vjet më parë, ky shqetësim i tyre morri fund me rikonstruksionin e plotë të rrugës, duke hapur një kapitull të ri për zhvillimin ekonomik të zonës dhe rritjen e cilësisë së jetës. Shembujt të tillë tashmë janë të shumtë në bashkinë e Fierit si rezultat i të cilave janë krijuar arterie bashkëkohore si për lëvizjen e jetën e banorëve, por edhe për zhvillimin e ekonomisë së saj./Tv Kombi/