Një tjetër ftesë nga kryebashkiaku Armando Subashi në pritje të festave të fundvitit. Ai i ka ftuar bashkëqytetarët e tij që të jenë të pranishëm në mbrëmjen e nesërme për të përjetuar së bashku emocione të gëzueshme.
Në këtë mbrëmje do të kryhet bashkërisht ndezja e dritave të pemës së Krishtlindjes, por jo vetëm. Ky çast do të jetë i shoqëruar me një koncert madhështor me tingujt melodiozë me notat e haresë së zërit brilant të këngëtarit të mirënjohur Aleksandër Gjoka, kitaristit Bledar Sejko dhe grupit Urban Band.
Prej disa vitesh bashkia e Fierit ka pasur si synim gjallërimin e jetës së qytetarëve fierakë dhe veshjen e tij me atmosferë festive. Para disa javësh bashkia e Fierit shpalli një thirrje interesi për të interesuarit, që do të mundësonin krijimin e kësaj atmosfere, e cila tashmë është bërë realitet./Tv Kombi/