Ballina Lajme Kriteret që i japin kartën e autonomisë spitaleve, Rakacolli: Autonomia financiare vjen...

Kriteret që i japin kartën e autonomisë spitaleve, Rakacolli: Autonomia financiare vjen pas 2 viteve menaxhim

2

Spitlet publike do të mund të fitojnë kartën e autonomisë financiare pasi të kenë provuar për dy vite që kanë zotëruar mirë  autonominë menaxheriale. Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një intervistë për RTSH ka shpjeguar kriteret që do të duhet të plotësojnë spitalet tona për t’u vetëdrejtuar, me qëllim rritjen e cilësisë në shërbime.

Miratimi në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave të kritereve të autonomisë spitalore, i hap rrugë spitaleve në vend të fillojnë punën për plotësimin e tyre. Po cilat janë kritrët që i japin spitaleve kartën e autonomisë?

Sipas Rakacollit, ligji i ri u jep spitaleve publike më shume kompetenca në menaxhimin dhe sigurimin e të ardhurave. Por që të shkojnë në këtë pikë duhet qe ato të provojnë për të paktën dy vite që dinë të menaxhojnë si të pavaruar.

Praktikat e dyfishta tashme të aprovuara më ligj duken një mekanizëm shumë i mirë, sidomos për mjekët e rinj, që me kohë kërkon rregullime në vendosjen e tarifave.

I vetmi spital që ka fituar atutmatikisht kartën menaxheriale është ai Memorial në Fier, i cili gjatë këyre dy viteve do të shërbejë edhe si një prijekt pilot për shtrirjen e autonomisë financiarë në spitalet e tjera.