Ballina Lajme Krimi makabër në Pejë, djali vrau me thikë nënën pas kthimit nga...

Krimi makabër në Pejë, djali vrau me thikë nënën pas kthimit nga Gjermania. E fajësonte për ndarjen nga bashkëshortja

3

 

Detaje të reja janë zbuluar nga krimi makabër i ndodhur pasditen e sotme në lagjen Kapeshnicë në Pejë.

 

Gazeta Sinjali bën me dije se i riu Urim Hyseni ka vrarë me thikë nënën e tij duke i prerë kokën.

Konflikti mes të dyshuarit autorit dhe nënës së tij ka filluar për shkak të akuzave të Urimit se nëna është fajtore për ndarjen nga bashkëshortja e tij.

Ai kishte qenë i martuar për një periudhë kohore por ishte ndarë pak vite më parë dhe për këtë bënte me faj nënën e tij.

Urim Hyseni jetonte prej 5 vitesh në Gjermani dhe ishte kthyer për vizitë te familjarët e tij pak ditë më parë.