Ballina Lajme Krimi i rëndë në familje pas dëshmisë tronditëse të vajzës, zbulohet identiteti...

Krimi i rëndë në familje pas dëshmisë tronditëse të vajzës, zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë në Greqi (Emrat)

45

Ngjarja e rëndë në Greqi, ku Fatmir Tarellari 50-vjeç, ekzekutoi kunatin e tij, pasi pretendon se i përdhunonte të bijën 9-vjeçare.

Viktima është identifikuar si Erjon Pelivani, 33-vjeç.

 

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen në Volos, ndërsa sipas policisë ka qënë Tarellari që i telefonoi autoriteve, për t’ju treguar se kishte ekzekutuar kunatin e tij dhe se do të dorëzohej.

Pak minuta më vonë, ai u paraqit në rajonin e policisë dhe u tha agjentëve se kishte ekzekuar viktimën Pelivani, pasi vajza e tij 18-vjeçare prej martesës së tij të parë, i kishte rrëfyer se 33-vjeçari e përdhunonte rregullisht në banesën e saj që në moshën 9-vjeçe.

Vajza ishte mbajtur nën presion psikologjik prej Erjon Pelivanit, madje ai kohët e fundit e kërcënonte se do të publikonte foto dhe video, gjatë akteve intime që ata kishin së bashku.

Pasi vajza e denoncoi tek babai i saj, ky i fundit bleu një armë dhe në vazhdim i kërkoi bashkëshortes së tij, t’i kërkonte të vëllait të vinte ta ndihmonte për një punë.

Pasi të dy burrat dolën në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar autori fiku makinën dhe pasi nxorri armën e qëlloi viktimën në fytyrë, duke e lënë të vdekur në vend.

Mbas rrëfimit të autorit forcat e policisë shkuan në vendin që ai iu tregoi dhe gjetën trupin e viktimës.

Autori do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie, ndërsa gjatë orëve në vazhdim pritet të merret në pyetje edhe viktima tjetër e kësaj tragjedie, vajza 18-vjeçare e autorit, e cila pritet të tregojë detaje rrëqethëse të vuajtjeve të saj nga Erjon Pelivani.