Ballina Lajme Krìmi i dyfishtë në Gramsh, nis seanca për 80-vjeçarin

Krìmi i dyfishtë në Gramsh, nis seanca për 80-vjeçarin

1

Ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Xhevit Sinanit, i cili pasditen e së premtes në fshatin Tërvol, Gramsh vrau gruan dhe vëllain. Autori Xhevit Sinani kishte dyshime se i vëllai, Shaqir Sinani i ngacmonte gruan, Zeqine Sinani. 80-vjeçari Xhevat Sinani kishte disa ditë që ishte kthyer në fshat, pasi prej disa javësh ishte larguar së bashku me bashkëshorten për festat jashtë vendit.
Vëllai i tij 72-vjeçari Shaqir Sinani jetonte i vetëm në fshat pasi bashkëshortja i kishte ndërruar jetë disa vite më parë. Të premten, 80-vjeçari ka kryer krimin e rëndë, ku vrau me sëpatë gruan dhe vëllanë.

Pasi i ka vrarë mësohet se i ka mbuluar të dy trupat dhe ka larë gjakun e bashkëshortes që fillimisht e ka vrarë në banesë. Shkak dyshohet të kenë qënë problemet mendore të autorit ato që kanë shkaktuar tragjedinë.