Një krim i rëndë ka tronditur Kretën mëngjesin e sotëm.
Media fqinje shkruan se, sipas informacioneve të para, një bashkëshort në fshatin Ano Malaki të Rethymnos, ka goditur me thikë gruan e tij.
Bëhet fjalë për një burrë 60-vjeçar dhe një grua 56-vjeçare. Sipas të njëjtave informacione, policia është njoftuar nga djali i tyre, i cili ka parë nënën e tij në një pellg gjaku.
“Babai im vrau nënën time” tha ai.
Arsyet se përse 60-vjeçari u çua në aktin e rëndë ishte për shkak se viktima i kërkoi divorcin.
Autori është arrestuar dhe ka nisur një hetim për rastin.