Ballina Lajme Krim në Kretë/ 41-vjeçari shqiptar plagos me kaçavidë ish-gruan

Krim në Kretë/ 41-vjeçari shqiptar plagos me kaçavidë ish-gruan

3

41-vjeçari shqiptar ka plagosur me kaçavidë ish-gruan e tij. Krimi ndodhi në Heraklion të Kretës. Mësohet se çifti ishte divorcuar prej kohësh.

34-vjeçarja shqiptare, pak ditë më parë ka denoncuar në Prokurorinë e Heraklionit, se ish- bashkëshorti i saj, e ka sulmuar fillimisht verbalisht, me sharje dhe fyerje.

Ndërkohë, pak ditë më parë shqiptari thuhet se i kishte shkuar jashtë derës së shtëpisë, dhe pasi e kishte ofenduar, e kishte sulmuar atë me një kaçavidë në bel. 41-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia dhe çështja do të shkojë para drejtësisë.

(BalkanWeb)