Ballina Lajme Kreu mardhënie seksuale me nje të mitur si dhe ju gjetën...

Kreu mardhënie seksuale me nje të mitur si dhe ju gjetën arme zjarri në banesën e marrë me qira në Lushnje,arrestohet 65-vjeçari nga Berati

7

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. V., 65 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga ky shtetas, në Lushnjë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak.