Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është thirrur në SPAK për dosjen e hetimit pasuror.
“A e njeh Dum Dumanin. Ai nuk guxon që të hapë çështjen e McGonigal, se është me Ramën. Ai nuk guxon që të përmendë emrin e Ramës”, tha Meta për gazetarët teksa futej në SPAK rreth orës 10:15. Meta paraqitet në Prokurorinë e Posaçme një ditë pas bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.