Kreta është përfshirë nga moti i keq me rrebeshe shiu gjatë natës dhe mëngjesit të së shtunës. Mediat në shtetin fqinj raportojnë se një person ka ndërruar jetë i bllokuar në makinën e tij, 3 persona janë zhdukur, ndërsa situata më alarmante paraqitet në zonën e Agia Pelagia në Heraklion.
Dyshimet e para janë se 3 personat mund të jenë rrëmbyer nga rrjedha e madhe e ujit e cila i ktheu rrugët në lumenj. Veç përmbytjeve të mëdha, ka pasur edhe rrëshqitje dherash, të cilat kanë bllokuar edhe disa automjete.