Ballina Rajoni Rama jep lajmin e mirë për krerët e UÇK: Siguruam votat për...

Rama jep lajmin e mirë për krerët e UÇK: Siguruam votat për mocion ndaj rezolutës së Dick Marty-t. Në fund drejtësia do triumfojë

1

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se janë siguruar firmat e nevojshme në Asamblenë e Këshillit të Europës për mocionin mbi rezolutën e Dick Martyt ku u ngritën akuza mbi luftën e UÇK dhe përfshirjen e krerëve të saj në krime lufte.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama deklaroi se pavarësisht rrugës së mundimshme që do të duhet të kalohet, drejtësia do të triumfojë në fund.

Postimi i plotë:

I mblodhëm më në fund firmat e në asamblenë e këshillit të Europës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës për trafikun e organeve njerëzore

Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare.