Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje partive politike që janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit, të dorëzojnë raportin financiar pasi sot është afati i fundit.
“Partitë politike të regjistruara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, duhet të dorëzojnë në KQZ Shqiperi raportin financiar për vitin 2022 brenda datës 31 mars 2023”, njofton KQZ.
Sipas ligjit “për partitë politike”, çdo forcë politike që është regjistruar në zgjedhje duhet të bëjë publik këtë raport.
Raporti duhet të pasqyrojë në mënyrë të saktë të gjitha të ardhurat e partive politike, gjithashtu në mënyrë të detajuar të tregojë bilancin, shpenzimet apo detyrimet që ka.