Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ-të e bashkive Elbasan, Kamëz dhe Vorë, ku do të zhvillohet procesi i votimit dhe i numërimit elektronik, për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se Komisionet e Zonave së Administrimit Zgjedhor (KZAZ) në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë do të duhet të dorëzojnë në çdo KQV, pajisjen e identifikimit elektronik të zgjedhësve (PEI), kameran që do të vendoset në qendrën e votimit, kutinë e materialeve zgjedhore dhe dokumentacionin e punës së KQV-së.
KZAZ-të nuk do t’u dorëzojnë KQV-ve, fletët e votimit dhe kutitë e votimit për kandidatët për kryetar bashkie dhe për këshillin e bashkisë.
“Dërgimi i fletëve të votimit dhe kutive të votimit për kandidatët për kryetar bashkie dhe për këshillin e bashkisë do të bëhet vetëm me urdhërim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”- thuhet në njoftim.
Për këtë qëllim ngarkohen administrata e KQZ-së, KZAZ-të dhe KQV-të e bashkive Elbasan, Kamëz dhe Vorë, për zbatimin e këtij urdhri, i cili hyn në fuqi menjëherë.
/rtsh.al/