Ballina Lajme KQZ letër Ministrisë së Brendshme: Zgjedhësit me një kod vendbanimi s’mund të...

KQZ letër Ministrisë së Brendshme: Zgjedhësit me një kod vendbanimi s’mund të ndahen në lista të ndryshme.

1

Fenomeni ku anëtarë të së njëjtës familje votojnë në qendra të ndryshme votimit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duhet të marrë fund.

Sipas KQZ ky është një fenomen i hasur shpesh dhe i përsëritu dhe për këtë i bën thirrje Ministrisë së Brendshme që të marrë masat kur të hartohen listat e zgjedhësve për zgjedhjet vendore më 14 maj 2023.

KQZ kërkon që zgjedhësit me të njëjtin kod vendbanimi nuk mund të ndahen në lista të ndryshme dhe të votojnë në qendra të ndryshme votimit.

Kjo ndarje bëhet për ato qendra votimi që kanë mbi 1000 zgjedhës, por KQZ thotë se banorët me të njëjtin vendbanim duhet të votojnë në të njëjtën qendër votimi, por thjeshtë mund të ndryshojë kati apo dhoma, ku është vendosur qendra e re e votimit.

Për këtë kërkesë KQZ thotë se ka marrë miratimin edhe të partive politike.

/rtsh.al/