Ballina Lajme KQZ kërkon përfundimin e mandatit të Belerit dhe zgjedhje të reja në...

KQZ kërkon përfundimin e mandatit të Belerit dhe zgjedhje të reja në Himarë

8

Pas dënimit të Fredi Belerit me vendim të formës së prerë nga Apeli i Posaçëm, Bashkia e Himarës pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Kjo është kërkesa e KQZ-së, e cila ka kërkuar edhe përfundimin e mandatit të Fredi Belerit.

Më 25 qershor Apeli i GJKKO vendosi 2 vjet burg për Fredi Belerin kryetarin e zgjedhur të Himarës duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm që e shpall fajtor për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Beleri garonte nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të Berisha-Meta kur u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, i kapur në flagrancë duke blerë 8 vota për 40 mijë lekë.