Ballina Lajme Politike KQZ-ja nuk e regjistroi, Alibeaj ankimon vendimin në KAS

KQZ-ja nuk e regjistroi, Alibeaj ankimon vendimin në KAS

1

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve. Alibeaj kërkon shfuqizimin e vendimit të KQZ-së për mosregjistrimin si subjekt zgjedhor. KQZ-ja shtyu vendimin për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit. Ky institucion i la 48 orë në dispozicion për plotësimin e dokumentacionit.

Më herët sot, përfaqësuesi ligjor i grupimit të Alibeajt Indrit Sefa ka deklaruar nga jashtë ambienteve të KQZ se nuk do depozitohet asnjë dokument shtesë nga ana e palës së tij. Sipas Sefës dokumentacioni i depozituar është i plotë.

Ai bëri thirrje që KQZ duhet të marrë një vendim sa më shpejt dhe të mos pritet ora 12:00. I pyetur se çfarë rruge do ndiqet nëse KQZ vendos të mos e regjistrojë palën që ai përfaqëson, Sefa u përgjigj se do ndiqen vetëm rrugët ligjore.