Ballina Lajme KQZ i jep mandatin e deputetit Ori Nebiajt dhe Petrit Dodës

KQZ i jep mandatin e deputetit Ori Nebiajt dhe Petrit Dodës

1

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar mandatet për deputetët e rinj të Partisë Demokratike, të cilët do të zëvendësojnë Grida Dumën dhe Alfred Rushajn.

Sikurse pritej kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi miratoi dhënien e mandatit për Ori Nebijajn dhe Petrit Dodën.

Ori Nebaj do të zëvendësojë Grida Dumën, e cila la mandatin e deputetes për t’u angazhuar në botën e televizionit. Ndërkohë, Petrit Doda do të futet në Kuvend pas largimit të Alfred Rushajt i cili hoqi dorë nga mandati i deputetit për arsye personale.