Ballina Rajoni Kosovë/ Burri qëllon nënë e bijë me armë, vetë νdes në spital

Kosovë/ Burri qëllon nënë e bijë me armë, vetë νdes në spital

4

Mediat kanë zbardhur detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi këtë të shtunë në Fushë-Kosovë. Nënë e bijë u qëlluan me armë zjarri. Dëshmitarët kanë treguar se ato ishin brenda makinës kur u qëlluan me armë nga një burrë. Të dyja u gjetën me plagë të shumta në trup dhe u dërguan në spital.

I dyshuari që i plagosi njoftohet se ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Ejup Govori. Sipas tij, i dyshuari është pranuar në QKUK në gjendje të rëndë. Ai nuk ka arritur t’u mbijetojë dy plagëve me armë në bark. Ndërkohë nënë e bijë janë jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime të rënda.