Ballina Lajme 15 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës,Steinmeier letër urimi Vjosa Osmanit

15 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës,Steinmeier letër urimi Vjosa Osmanit

3

Në kuadër të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier dhe Emannuel Macron i kanë dërguar një letër urimi homologes së tyre Vjollca Osmani.

Në letër thuhet se dialogu Kosovë-Serbi është thelbësor dhe se të dyja vendet duhet të angazhohen plotësisht.

Në letrën e tij, presidenti Stenimeier ka përmendur angazhimin e Kosovës për vlera evropiane dhe në këtë kontekst ka vlerësuar partneritetin në raport me luftën e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.

“Jam i lumtur që vitin e kaluar gjatë samitit të Procesit të Berlinit në Berlin me nënshkrimin e tre marrëveshjeve rajonale të mobilitetit mundëm të arrijmë një sukses dhe të hedhim një hap të mirë përpara për krijimin Tregut të Përbashkët Rajonal domethënës për zhvillimin ekonomik të rajonit. Qëllim i përbashkët i Kosovës dhe Gjermanisë mbetet integrimi i vendit tuaj në bashkësinë ndërkombëtare. Gjermania e mbështet perspektivën evropiane të Kosovës”, ka theksuar në letër presidenti Steinmeier.

Sca

Në letrën e tij, Macron ka thënë se Kosova ka përkrahjen e plotë franceze në forcimin e sundimit të ligjit, ndërsa ka bërë thirrje që t’i kushtohet rëndësi rifillimit të diskutimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të lehtsuar nga BE-ja.

Macron tregon se me agresionin rus ndaj Ukrainës, Ballkani Perëndimor është bërë fokus i BE-së, teksa përmend interesimin e kompanive franceze për investime në Kosovë.

Screenshot 1 163 578x600

Osmani është uruar dhe nga presidenti italian Sergio Mattarella.

Në urimin e tij, ai bëri thirrje që urgjentisht të normalizohen raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Konteksti aktual evropian e bën gjithnjë e më urgjente arritjen e një normalizimi të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Uroj sinqerisht që propozimi evropian për marrëveshje ndërmjet palëve të mund të pranohet. Kjo është edhe në dobi të perspektivës së Kosovës për integrim evropian, të cilën Italia e mbështet bindshëm”, thuhet në urimin e kreut të shtetit italian.

Edhe Mbreti Charles III ka uruar osmanin me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë.

Në letrën e tij thuhet se pret me padurim vazhdimin e miqësisë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve.

“Dëshiroj t’i shpreh Shkëlqesisë Suaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet e mia më të përzemërta në këtë ditë të veçantë për vendin tuaj me rastin e Ditës së Pavarësisë. Pres me padurim vazhdimin e miqësisë së ngrohtë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve tona, gjersa po përballemi me këto kohë sfiduese”, thuhet në letrën e urimit të Mbretit Charles III.

(BalkanWeb)